Ka shitur gjithçka që kishte në Danimarkë vetëm e vetëm për t?ju përkushtuar gazetarisë së udhëtimeve. Ky është gazetari danez Palle Bo i cili deri më tani ka sjelle për dëgjuesit danez të radios Vagabond reportazhe nga 63 vende të botës. Ndalesa e tij e radhës është Shqipëria. Në një intervistë për Report Tv gazetari i famshëm danez tregon përse e përfshiu vendin tonë në listën e tij të udhëtimeve.
Unë kam nisur një udhëtim për të vizituar të gjitha vendet e botës . Shqipëria natyrisht është pjesë e këtij udhëtimi . Nuk dija shumë rreth Shqipërisë. Nuk kisha asnjë ide se çfarë do të më priste këtu por mund t?ju them që jam surprizuar sepse gjeta një Shqipëri më shumë moderne nga ajo që prisja. Keni restorante te mira, qytete plot gjallëri mbi të gjitha një natyre tejet te bukur.
Palle Bo, gazetar danez
Palle Bo tregon për përmbajtjen e reportazheve radiofonike.
Në reportazhet e mija për radio Vagabond mundohem të përfshi sa më shumë që të mundem për kulturën e vendeve që vizitoj. Këtë e sjell përmes banorëve lokal duke ia përcjellë atë dëgjuesve të mi në radio. Ky është qëllimi im në të gjitha vendet ku shkoj. Jo vetëm të shkoj në vendet turistike por të sjell zërin e banorëve lokal.
Palle Bo, gazetar danez