Danimarkë, Rama me Schmidt: Takim i shkëlqyer për Shqipërinë

Report TV 2015-08-21

Views 2

Të shkëlqyer e cilësoi kryetari i PS-së takimin që zhvilloi sot në mesditë me kryeministren e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt

Pas takimit, Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës Helle Thorning-Schmidt dhe Kryetari i PS Edi Rama dhanë prononcimet e mëposhtme për mediat:

Kryeministrja e Mbretërisë së Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt: "Patëm një takim shumë të mirë me liderin e opozitës Edi Rama, në të cilin diskutuam për situatën në Shqipëri dhe sigurisht diskutuam për çështjet integruese të Shqipërisë. Kur diskutohet mbi këtë temë gjithnjë diskutohet për zbatimin e ligjit, demokracinë dhe lideri i opozitës më dha një pamje të qartë të brendshme të situatës në Shqipëri pak muaj para zgjedhjeve."

Kryetari i PS, Edi Rama: "Ishte një takim i shkëlqyer mes miqsh dhe partnerësh brenda familjes së socialistëve europianë dhe ishte një mundësi shumë e mirë për të dhënë një pamje të situatës në Shqipëri në prag të zgjedhjeve. Njëkohësisht për të krijuar një ide të parë dhe të përgjithshme për Programin tonë të Rilindjes në funksion të një bashkëpunimi me Danimarkën, që ne duam ta shtrijmë më tutje dhe ta forcojmë për të përfituar sa më shumë nga eksperienca, nga dijet dhe nga mbështetja që i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë dhe popullit shqiptar."

Share This Video


Download

  
Report form