Report TV - SHBA: Krenarë për Shqipërinë! E palëkundur në partneritetin me Amerikën

Report TV 2019-12-12

Views 0

E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën 'Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë' se Tirana zyrtare është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje. Theksin kryesor diplomatja e SHBA-së e vendosi te teknologjia 5G dhe lufta me Kinën. Moses-Ones e cilësoi teknologjinë 5G si një cështje me shumë rëndësi duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë.

"Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një cështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë" tha ajo. Ndërkohë që kreu i PR-së, Fatmir Mediu referuar bisedës me të ngarkuarën me punë të SHBA-së tha se "Shqipëria do të jetë një nga vendet e para që do të firmosë memorandumin e bashkëpunimit për rrjetin 5G".

Share This Video


Download

  
Report form