Ministri i Mjedisit Blendi Klosi iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t?i bashkohen aksionin për pastrimin e Shqipërisë por edhe mbajtjen pastër të ambientit. Klosi ka dalë sot para mediave i shoqëruar nga prefektët duke bërë një rezyme të punës për pastrimin e Shqipërisë në javën e Tokës.
?Ftojmë shqiptarët e ndershëm të jenë patriotë. Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë?, u shpreh Klosi.
Ai informoi se në një javë janë larguar mijëra ton mbetje nga bregdeti dhe u pastruan plazhet ranore në gjithë vendin.