Ora News - Klosi në Krujë: Aksioni i parë do të prishë 33 furra gëlqereje të paligjshme

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur një aksion në malin e Krujës për mbylljen e furrave të gëlqeres, që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me ligjin. Aksionin për shkatërrimin e një furre në Borizan, që do të pasohet edhe nga 33 të tjera të identifikuara në Malin e Krujës, e ndoqi nga afër edhe ministri Blendi Klosi. Ai paralajmëroi ndëshkime të ashpra, për të gjithë ata që do të tentojnë t?i rivënë në punë furrat.

Blendi Klosi: ?Unë i bëjë thirrje të gjithë poseduesve të këtyre gropave gëlqerore që të mos të ritentojnë t?i ndërtojnë ato, pasi forca e ligjit do të jetë shumë e fortë. Sot, ne kemi ardhur për të zhbërë gropat, herës tjetër në qoftë se do të kemi ngjarje të tilla, forca e ligjit do të jetë shumë më e fortë edhe për poseduesit e këtyre veprave kriminale.?

Ndërkohë, sipas ministrit, gjatë muajit mars do të ndërmerren disa aksione për të evidentuar problematika të tjera mjedisore përfshirë këtu edhe ndotjen e lumenjve.

Blendi Klosi:?Do të vazhdojmë një aksion për të evidentuar problematikat e lëkurëve, e ndotësve të ujit dhe gjithë atyre, të cilët përdorin lumenjtë dhe ujit e Shqipërisë pa përdorur depurative. Jemi në këtë aksion gjatë gjithë muajit mars dhe besoj se do të kemi një ditë të caktuar vetëm për sa i përket ndotësve që vijnë nga përpunimi i lëkurëve.?

Aksioni për shkatërrimin e furrave të paligjshme vjen pas denoncimeve të qytetarëve në portalin e bashkëqeverisjes.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/klosi-ne-kruje-aksioni-i-pare-do-te-prishe-33-furra-te-paligjshme

Share This Video


Download

  
Report form