Nga Athina kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker bëri të qartë se rekomandimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk lidhet me data, por me progresin e bërë prej tyre në përmbushje të kritereve që kërkon Bashkimi Europian.
?Kur Komisioni propozoi hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk do të thotë se kemi përcaktuar një datë. Ne nuk mbështetemi në deklarata jo reale. Gjykimi për gjithkënd do të jepet në bazë të vlerave të tyre?.
Juncker kërkoi mbështetjen e Greqisë për perspektivës europiane të Ballkanit perëndimor, duke thënë se rajoni është ende i kercenuar nga rreziku i destabilizimit.
?Kur i kthejmë sytë nga e ardhmja llogarisim mbështetjen e Greqisë, që ka një veçori gjeografike unike. Është thelbi i stabilitetit të Ballkanit. Rajoni ka pësuar shumë dhe nuk mund të lejojmë përsëritjen e tragjedive të viteve ?90?.
Gjatë vizitës në Athinë, Junker u takua me krerët më të lartë të shtetit mes të cilëve edhe me kryeministrin Aleksis Tsipras. Duke u përqëndruar tek veçoria unike gjeografike, shefi i qeverisë së Athinës i kërkoi që edhe Bashkimi Europian të luajë rolin e tij dhe të jetë më tepër aktiv në zgjidhjen e problemeve që Greqia me Turqinë për Qipron po ashtu edhe për ishujt e Egjeut.