Ora News - Bushati: 2018-ta, përcaktues për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ora News Lajme 2018-05-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Maqedonia dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë përgjatë vitit 2018 me qëllim integrimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian. Për këtë qëllim zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani ka zhvilluar disa takime në Tiranë ku me ministrin Ditmir Bushati është theksuar pikërisht koordinimi i punës. Në fjalën e tij kryediplomati shqiptar nënvizoi se viti 2018 do të jetë vendimtar.

Bushati: Si ne ashtu dhe Maqedonia presim që 2018 të jetë një vit përcaktues për rrugën tonë të mëtejshme në procesin e integrimit europian. Shpresojmë që për Maqedoninë të jetë edhe përsa i përket procesit të anëtarësimit në NATO. Kjo pritshmëri e jona bazohet ne stadin e reformave, përpjekjet që kemi bërë gjatë kësaj periudhe dhe gjithashtu këto pritshmëri bazohen edhe mbi pritshmëritë që kanë qytetarët tanë që janë nxitësit kryesore të reformave që ne kemi ndërmarrë.

Edhe zv/kryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani u shpreh se streategjia e Europës për Ballkanin Perëndimor nuk mund të jetë e besueshme pa Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Osmani: Maqedonia dhe Shqipëria gjenden përpara sfidave historike. Ne në Maqedoni 2018 e kemi shpallur një dritare të artë të oportunitetit për të bërë një hap drejt integrimit në BE dhe në NATO. Kemi disa pika të rëndësishme në 2018, e para është ajo e strategjisë për zgjerim e titulluar strategji kredibile për Ballkanin Perëndimor. Kjo strategji nuk mund të jetë kredibile pa pasur Maqedoninë dhe Shqipërinë brenda në të. Rajoni duhet të rrugëtojë bashkë në këtë proces bazuar në meritat e secilit shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bushati-2018-ta-percaktuese-shqiperine-dhe-maqedonine

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS