Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria dhe Maqedonia do të nisin javën e ardhshme të ashtquajturin procesin 'screening' që përbën një fazë përgatitore mbi hapjen e negociatave. Lajmin e bëri të ditur vetë Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin për të lancuar aktivitetin ekzaminues të BE-së. Eurokomisioneri shtoi se kjo do të jetë një provë për të treguar se sa të vendosura janë dy vendet për të çelur bisedimet.
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, do jetë në Tiranë dhe në Shkup gjatë javës së ardhshme për të lancuar të ashtëquajturin procesin 'screening' për Shqipërinë dhe Maqedoninë, e cila konsiderohet si një fazë përgatitore për hapjen e negociatave.
Zyrtari i lartë i bllokut, në një konferencë me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, tha se e kuptonte dëshirën për të patur një qëndrim më të qartë sa i përket çeljes së bisedimeve, por shtoi se ky proces kërkon një periudhë kohore të caktuar mbi përgatitjen e rrethanave të nevojshme.
Johannes Hahn: Ministri e tha në fjalën hapëse se do të donte të shihte një qëndrim më të qartë nga Këshilli Europian mbi hapjen e negociatave. Por ajo që dua të them unë se gjuha që ne kemi përdorur është e njëjtë me procedurat që ne duhet të ndjekim. Ne mund t'i hapnim negociatat nesër, por na duhet të përgatitemi.
Dhe kjo është detyra jonë për vitin që vjen. Ne duhet të kemi një proces ekzaminimi gjithëpërfshirës dhe unë do të jem në Tiranë dhe në Shkup gjatë javës së ardhshme për të lancuar nisjen e këtij procesi.
Kjo është një provë mjaft e rëndësishme pasi do të tregojë se sa të vendosura janë këto dy vende në fjalë kundrejt antarësimit. Do të varet nga ky proces nëse ne do të shkojmë në fazën tjetër në mes të vitit të ardhshëm. Sa më shumë të bëhet në këtë proces, aq më shumë do jetë bërë për negociatat.
Më tej, Hahn u ndal edhe tek strategjia e zgjerimit që u publikua nga BE-ja, ku theksoi se Brukseli e bëri të qartë nuk do të pranojë më antarë që kanë probleme fqinjësore.
Eurokomisioneri inkurajoi zgjidhen e çështjeve të mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke u shprehur se këto problematika kërkojnë lidership nga ana e politikanëve dhe se shpresonte të shihte progres shumë shpejt.
Hahn vlerësoi ndër të tjera edhe ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit nga Kosova si dhe akordin historik për çështjen e emrit të Maqedonisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/komisioneri-hahn-javen-e-ardhshme-ne-tirane