Report TV - Zbulohet porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku

Report TV 2018-05-14

Views 1

Një vit pas vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, është zbuluar porositësi i krimit që tronditi kryeqytetin. Ekzekutori i Cukut te "Rruga e Kosovarëve" ka qenë Mikel Shallari, i cili është paguar nga Bledar Jambelli ose siç njihet ndryshe si Rikardo Muho, një personazh i njohur i botës së krimit, i akuzuar për disa ngjarje kriminale në qytetin e Vlorës, pas përplasjeve mes bandave.

Report Tv mësoi se Shallari ka rrëfyer emrin e porositësit që në momentin e arrestimit, por Prokuroria ka mbajtur sekret dëshminë e tij për efekt të hetimeve, ndërsa kërkimet për Jambellin vijojnë prej disa muajsh. Porositësi nuk ndodhet në territorin shqiptar, ndërsa dyshohet se fshihet në shtetin grek.

Hetuesit e krimeve e lidhin këtë ngjarje me një arrestim që Drejtoria e Policisë Vlorë ka bërë në vitin 2012 kohë në të cilën ajo drejtohej nga Cuku. Asokohe operacioni i drejtuar nga vetë Cuku çoi në pranga Bledar Jambellin (Rikardo Muho).

Arrestimi i Jambellit asokohe u bë për llogari të hetimit se ai ishte personi që kishte vrarë Shpëtim Mukën dhe Ervis Shehun në vitin 2006 në vendin e quajtur Pus-Mezini në Vlorë. Ndërsa në shtator 2012 ai akuzohej si vrasës i 27-vjeçari Amarildo Delaj në ambientet e lokalit të tij, ku të plagosur kanë mbetur edhe dy klientë.

Ngjarjet kanë qenë rrjedhojë e prishjes së pazareve të drogës që nga Spanja të cilat kanë sjellë një zinxhirë krimesh të përgjakshme në qytetin bregdetar. Edhe pse u arrestua në dhjetor 2012 si i përfshirë në tre vrasje, pak vite më vonë Jambelli arriti t?ia hedhë drejtësisë dhe prej asokohe është në liri.

Share This Video


Download

  
Report form