Ora News - Si u la i lirë Bledar Jambelli, i dyshuari si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy akte ekspertimi të gjurmëve të gishtave, të cilët në dhjetorin e 2012 nxorrën konkluzione të ndryshme, u bënë shkak për lirimin nga burgu të Bledar Jambellit, personit të shpallur në kërkim si porositësi i vrasjes së komisar Artan Cuku

Jambelli ishte hetuar për ngjarjen e ndodhur më 30 nëntor 2006, kur rreth orës 15:00 në lagjen "11 janari" Vlorë ku mbetën të vrarë Shpëtim Muka dhe Ervis Shehaj.

Dosja e kësaj ngjarje u pezullua nga prokuroria e Vlorës por rihapja e saj u kërkua nga policia në 2012. Sipas vendimit të gjykatës më 6 dhjetor të po atij viti policia ndaloi në Rinas me iniciativë Bledar Jambellin e njohur si Rikard Muho si i dyshuar për vrasjen e Amarildo Delaj më 4 shtator 2012.

Me këtë rast policia sugjeroi rifillimin e hetimeve të pezulluara për vrasjen e dyfishtë të Mukës dhe Shehajt dhe plagosjen e Edvin Zanajt.

Jambellit iu morën gjurmët e gishtërinjve për tiu krahasuar me ato të gjetura në makinën e përdorur në vrasjen e Vlorës. Akt ekspertimi i datës 14 dhjetor 2012, me nr 11 584 theksonte se: gjurma A është formuar nga gishti i dorës së unazës dhe i vogël të dorës së djathtë të Bledar Jambellit.

Por i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me të.

Akti i ekspertimit është përsëritur në datën 30 dhjetor 2012 për gjurmët tjera të gjetura në makinë, dhe konkluzioni me numër Nr 12117, shprehet se "Gjurma papilare e shenuar me shkonjen "B" e fiksuar ne vendin e ngjarjes nuk eshte formuar nga duart e Bledar Jambellit."
Në vendimin e pafajësisë për Bledar Jambellin, gjykata e Apelit Vlorë shprehet se ekspertimi i gjurmës së gjetur në vendngjarje e cila përkoi me shenjën e gishtit të Bledar Jambellit nuk ka vlerë pasi vendi i gjetjes dhe marrjes se gjurmes "A" nuk është shoqëruar me fotografi. Me këtë argument Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e prokurorisë për pafajësinë e Bledar Jambellit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/si-u-la-i-lire-bledar-jambelli-i-dyshuari-si-porositesi-i-vrasjes-se-komisar-artan-cukut

Share This Video


Download

  
Report form