Report TV - Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes së Artan Cukut

Report TV 2018-05-14

Views 2

Report TV ka siguruar ekskluzivisht foton e Bledar Jambellit, porositësit të vrasjes së Artan Cukut. 38-vjeçari pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t?ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Bledar Jambelli foton e siguruar nga Report Tv e ka bërë vetëm pak muaj para vrasjes së kryekomisarit, ndërkohë që mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë, menjëherë sapo Artan Cuku u vra në hyrje të pallatit të tij në 10 prill të 2017-së.

Kjo foto u është shpërndarë pikave kufitare në Shqipëri por edhe autoriteteve policore në të gjithë Europën, nëpërmjet Interpolit. Bledar Jambelli dyshohet se është larguar drejt Greqisë pasi është vrarë Artan Cuku. Pikërisht hetimet për gjetjen e Bledar Jambellit janë përqendruar në Greqi, por edhe në Spanjë, për shkak të lidhjeve që 38-vjeçari kishte.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar disa letërporosi autoriteteve spanjolle dhe atyre greke për zbulimin e vendndodhjes së Bledar Jambellit dhe u ka kërkuar atyre arrestimin e personit më të kërkuar aktualisht nga autoritete shqiptare.

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e ?Pusit të Mezinit?.

Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

Share This Video


Download

  
Report form