http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i shtetit i bën apel klasës politike te mbajë një qëndrim unik sa i takon te ardhmes evropiane te vendit. Nga Përrenjasi, Presidenti Meta theksoi nevojën e shmangies së përplasjeve mes mazhorances dhe opozitës, duke u fokusuar tek rezultatet konkrete.?Mendoj se në këto momente është shumë e rëndësishme që të evitojmë çdo lloj polemike dhe të përqendrohemi te demonstrimi i rezultateve në ditët, në javët që vijnë, sepse besoj se kjo do të ishte rruga më e mirë që ky rekomandim i Komisionit të kthehet në mënyrë të sigurt në një vendim pozitiv të vendeve anëtare.?Për presidentin Meta tani është koha qe vendi të përqendrohet në thellimin e reformave për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe. Kreu i Shtetit theksoi se vendi i ka të gjitha mundësitë për çeljen e negociatave.?Së pari duhet t?i gëzohemi rekomandimit pozitiv të Komisionit Evropian, sepse ky është një hap mjaft i rëndësishëm. Dhe së dyti duhet të përqendrohemi në thellimin e reformave të 5 prioriteteve kyçe, sidomos për të treguar më shumë vullnet dhe rezultate përsa i takon sundimit të ligjit. Jam i bindur se i kemi të gjitha mundësitë që Këshilli të mbështesë plotësisht këtë rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.?Deklaratat e Metës vijnë ne kohen kur edhe kryeministri Rama i ka kërkuar opozitës qe t?i bashkohet përpjekjeve për te mundësuar vendimin pozitiv për negociatat.