Meta: Po monitorojmë reformat kyçe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti shqiptar ka hartuar një planveprimi, i cili synon transparencën ndaj publikut. Deklarata vjen nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në Konferencën Ndërkombëtare mbi Transparencën Parlamentare në Tbilisi të Gjeorgjisë.?Më duhet të them se qëkur Shqipëria është bërë një Vend Kandidat për anëtarësim në BE, përgjegjësitë tona janë rritur në një nivel të ri dhe shumë më të lartë. Përveç bërjes më transparent të aktivitetit tonë parlamentar, energjitë tona janë përqendruar më tej në forcimin e Rolit Mbikëqyrës të Parlamentit tonë, në interes të përshpejtimit të ritmit të reformave madhore që janë ndërmarrë. Falë një Udhërrëfyesi me 5 prioritete nga Komisioni Evropian, Parlamenti ynë ka rritur ndjeshëm monitorimin e tij ndaj implementimit të këtyre prioriteteve, të cilat janë të lidhura ngushtë me prioritet tona kombëtare imediate, si lufta kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut, Reforma në Drejtësi, Reforma e Administratës Publike në mënyrë që të hapen bisedimet e pranimit me Bashkimin Evropian. Një Plan Veprim Parlamentar është duke u zbatuar, i fokusuar për të dhënë rezultate të prekshme sa i takon rritjes së Transparencës, Bashkëpunimit me Shoqërinë Civile, Forcimit të Rolit Mbikëqyrës dhe Bashkëpunimit me Institucionet e Pavarura.?Kryeparlamentari Meta tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se në këto kohë të vështira ekonomike globale, institucionet ligjbërëse duhet të mbeten të fokusuar edhe në përmirësimin e qeverisjes në fushën ekonomike për t?i shërbyer më mirë konkurrencës, investimeve, zhvillimit dhe ritmit të integrimit Euro-Atlantik.

Share This Video


Download

  
Report form