Ora News - Rama: Basha eksportoi baltë për Shqipërinë në Berlin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama akuzon kryetarin e PD-së se ka hedhur baltë për Shqipërinë gjatë takimeve që ka pasur në Berlin në vizitën e këtij të fundit.

Edi Rama: "Është e papranueshme që çdo shqiptar që ka mundësi ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke i ushqyer me propagandën e baltës të prodhuar në vend për politikë të brendshme në Shqipëri ata individë ato forca. Kjo është ajo që ka ndodhur në Berlnin 48 orë më parë. Kjo fatkeqësisht do vazhdojë të ndodhë.

Kjo e bën të sekëlldishme marrëdhënien me opozitën e cila është larg së qëni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku çdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin e vet në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur

Sigurisht pa PS dhe pa qeverinë e PS-së Shqipëria nuk bëhej dot vend kandidat, pavarësisht përrallave që tregohen pas betejeve. Shqipëria nuk e merrte dot rekomandimin për çeljen e negociatave, por kjo nuk do të thotë se kjo është fitore e PS-së apo e imja

Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër Shqipërisë, duke eksportuar baltën e prodhimit të përditshëm vendas, 100 metra nga këtu, dhe në rastin ideal të bashkohet me ne në këtë përpjekje, sepse çelja e negociatave nuk është anëtarësimi. Në këtë rrugë të merret shembulli i të gjithë vendeve që ia kanë dalë me sukses. Betejat e ndezura brenda vendit kanë arritur pikat kulmore dhe në vendet e tjera por kurrë asnjë vend që sot është anëtar i ri i BE-së nuk ka eksportuar baltën dhe sherret e brendshme dhe fjalorin për politikën e brendshme në zyrat ku gjykohet vendi si i tërë. Prandaj ia kanë dalë më shpejt e më mirë se ne. Rasti më aktual, Bullgaria.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-basha-ekpsortoi-balte-shqiperine-ne-berlin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS