Report TV - Balla: Basha i paftuar në drekën me deputetët holandezë, hodhi baltë për Shqipërinë

Report TV 2018-05-15

Views 1

I ftuar sot në emisionin ?5 pyetje nga Babaramo në Report TV?, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla, ngriti akuza të rënda ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ballës, Basha u paraqit sot në një drekë me deputetët holandezë që ndodheshin në Shqipër pavarësisht se emri i tij nuk ishte në protokoll.

Balla tha se Basha bëri të njëtën gjë që bëri edhe në Gjermani, duke hedhur baltë ndaj Shqipërisë.

Lidhur me procedurën e Holandës që është skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Balla tha:

?Ka një mbështetje të madhe në Holandë sa i takon qëndrimit të saj brenda në BE, ndërsa për zgjerimin e BE-së jo të gjithë janë dakord. Unë jam shpresëplotë, që kryeministri Rutter do të marri qasjen pozitive të parlamentit holandez. Por përgjegjësia e gjithë kësaj është e qeverisë. Mendoj që shumë deputetë apo vendimmarrës holandezë janë më shumë të ndikuar nga lajmet e mediave edhe në Holandë, se sa nga realiteti shqiptar?.

Share This Video


Download

  
Report form