A1 Report - Rezoluta me BE, Balla: Berisha s'i lejoi deputetet e PD te firmosnin

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Mosarritja e një deklaratë të përbashkët mazhorancë-opozitë dhe Bashkimit Europian, sipas Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh bashkëkryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Taulant Balla ka ardhur për shkak të qëndrimit të opozitës. Në një deklaratë për shtyp, Taulant Balla sqaroi arsyet sipas tij të mosarritjes së kësaj deklarate, duke akuzuar direkt ish-kryeministrin dhe ish-kreun e PD-së Sali Berisha, se nuk i la deputetët e opozitës të firmosin deklaratën.

Sipas Ballës, Partia Demokratike nuk kishte argumente të logjikshme për mosshkrimin e deklaratës, ndërsa shton se dy çështjet kryesore për të cilat PD kishte qëndrim të panegociueshëm ishte: çështja e dëmshpërblimit të pallatit dhe ndërtesave të tjera pa leje të shembura nga INUK, ku kërkonin ndërprerjen dhe dëmshpërblimin e pronarëve të këtyre ndërtesave pa leje; dhe së dyti, çështja e zëvendësimit të Inspektorit të Përgjithshëm të ILDKPKI.

Share This Video


Download

  
Report form