Report TV - Berisha: Të shkrihet parlamenti Balla: PD ecën me dy standarte

Report TV 2016-03-24

Views 1

Pas përfundimit të seancës plenare të kësaj të enjteje, ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar shkrirjen e menjëhershme të parlamentit shqiptar. Kjo për shkak se parlamenti prej 3 javësh ka bllokuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kur rrëzoi kërkesën e PD-së për të çuar në Kushtetuese mandatin e deputetit Rakip Suli.

?Nga përvetësimi i fuqisë kushtetuese dhe marrjes së këtij pushteti nga parlamenti. Prej 3 javësh vazhdon bllokimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ata deputetë që kanë përdorur mandatin për qëllime politike. Kjo është një nga situatat më të rënda në historinë e vendit. Në këto kushte parlamentit meriton vetëm një qëndrim, shkrirjen e menjëhershme të tij. Kur parlamenti ka konsumuar, grushtin e shtetit, ky parlament nuk meriton të ekzistojë më. E ftoj opozitën të marrë të gjitha vendimet sepse një situatë e tillë është kazëm në themelet e shtetit. Imagjinoni ju se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta pushtetarë kur shkelmojnë vendimet e asaj gjykate,? tha Berisha duke përmendur edhe rastin e deputetit Kokëdhima.

"Edhe Koço Kokëdhimës i shkoi mandati në Kushtetuese jo për të zbatuar vendimin e Gjykatës por u bë nga Gramos Ruçi për t?i bërë një ndëshkim si rival i ardhshëm për sekretar të përgjithshëm të PS-së. Këtë e thotë vetë Koçoja," u shpreh Berisha.

Balla: PD vepron me dy standarte
Pas deklaratave të Berishës, foli për mediat jashtë selisë së Kuvendit deputeti Taulant Balla, duke u shprehur se opozita nuk e ka të qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

?Ne ramë dakord dje me partinë e Lulit, sot me partinë e Saliut u prish akordi. Partia Demokratike nuk ka qenë ndonjëherë më keq se kaq?, tha Balla.

Sipas tij reforma në drejtësi do t'i japë fund historisë së baltosjes.

?Ne duam të ngremë institucione të forta të hetimit dhe të gjykimit. Ky që sapo foli ka një qerre me probleme me drejtësinë dhe është gjithmonë njeriu që mundohet të bllokojë. Rrinte ulur vetë dhe u bënte thirrje deputetëve të tij që t'i binin bankave të Kuvendit?, u shpreh Balla në përgjigjje të Berishës.

Share This Video


Download

  
Report form