Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas mesuesve kryeministri i vendit garanton transparencë në punësim edhe për një kategori tjetër të rëndësishme, infermierët. Teksa prezantoi në një fjalim të gjatë portalin e dytë pas mësuesve Rama u zotua se portali i ri "Infermierët për Shqipërinë" do tu mundësojë atyre një vend pune dhe larg atyre që kryeministri preferoi ti quante kthetra të partisë.
Rama: Ashtu sikundër bëmë me mësueset dhe mësuesit, do të bëjmë edhe për infermieret dhe infermierët, shpëtimin përfundimtar nga kthetrat e partive politike dhe garantimin përfundimtar të çdo profesionisteje dhe profesionisti të infermierisë, që askush, asnjëherë nuk do të guxojë më ta lëvizë nga vendi i punës për arsye politike, që do të thotë se tepsinë në fushën e veprimtarisë suaj e çojmë për skrap. Janë disa mijëra që duan të futen në punë dhe nuk ka disa mijëra vende pune, janë 420 sot vende vakante, por me këtë grup të parë fillon një histori e re në infermierinë shqiptare, sepse çdo vend që do të hapet kur një të dalë në pension apo që do largohet për të shkuar diku tjetër do të mbushet nga ai që pret në radhë dhe nga ai që ka pikët e mjaftueshme për të qenë i pari i radhës që të plotësojë vendin vakant.
Rama ripërsëriti premtimin tashmë të kthyer në vendim zyrtar që të gjithë mjekët specialistë që do të shërbejnë në rrethe do të marrin një shtesë mujore mjaft të kënaqshme.
Rama: Nga sot, kush mjek specialist do pranojë të shkojë në spitale jashtë Tiranës, ku ka nevojë për specialistë, sipas specialiteteve do të marrë deri në 2.5 milionë lekë [të vjetra], plus rrogës që merr si specialist në Tiranë. Ju duken shumë, por është shumë më e madha plaga që hapet nga mungesa e tyre, sot.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/infermiere-shqiperine-rama-askush-nuk-do-ju-heqe-nga-puna-arsye-politike