Report TV - 'Infermierë për Shqipërinë', përzgjidhen vendet e punës në Tiranë

Report TV 2018-05-14

Views 2

Disa ditë më parë është zhvilluar testi i konkursit "Infermierë për Shqipërinë", pasi janë shpallur fituesit, gjatë ditës së sotme ato të qarkut të Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

Me nje procedurë të hapur të zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.

Më konkretisht, për qarkun Tiranë:

Vende të lira pune për infermierë ishin 69, nga ku fitues dolën 69 kandidatë sipas renditjes, bazuar në pikët e grumbulluara nga secili kandidat. 27 kandidatë refuzuan vendet e punës, vende të cilat u plotësuan nga kandidatët fitues të listës në vijim. Kandidatët që refuzuan vendet e punës kalojnë në listë pritje dhe janë kontigjenti I parë për tu punësuar për vendet e reja të punës që hapen në qarkun Tiranë për infermierë.

Vende pune për mami kishte 5, nga ku fitues dolën 5 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik laboratori kishte 3, fitues dolën 3 dhe nuk kishte asnjë refuzim.
Vende pune për teknik imaxherie kishte 9, fitues dolën 9 dhe 1 kandidat refuzoi (u zëvendësua nga kandidati pasardhës).
Vende pune për fizioterapist kishte 1, fitues doli 1 dhe nuk kishte refuzime.

Share This Video


Download

  
Report form