https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplu"/>

Xhafaj në Dibër: "Qytetarët do t’i kërkojnë llogari drejtuesve" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dibra ishte qarku i dytë ku u mbajt Forumi Qytetar për Sigurinë Publike një format i llogaridhënies së Policisë përballë qytetarëve. Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj tha se projekti i Policimit në Komunitet, do të ketë në fokus një kontroll më të mirë të territorit. Ai shtoi se synohet gjithashtu një transparencë më e mirë e punës së Policisë si dhe llogaridhënie e drejtuesve të saj.



?Unë jam shumë i bindur që Drejtori i Policisë do të mendojë gjatë për këtë event. Sot dhe në vijim do ta ketë më të vështirë punën e tij, sesa dje. Se ka dalë para qytetarëve, ka folur para tyre. Nesër do të vijë përsëri këtu Drejtori dhe ne të gjithë bashkë dhe nuk themi më se çfarë duam të bëjmë, por edhe se çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë dhe çfarë mund të bëjmë sërish akoma më mirë bashkë?.



Ministri i brendshëm u ndal dhe tek Vettingu ndërsa shtoi se qëllimi nuk është largimi i disa punonjësve dhe zëvendësimi i tyre por të pasurit e një trupe policore me integritet moral.



?Nëse ka njerëz të ndershëm në Polici, në Policinë Kriminale, ata nuk hezitojnë që për çdo lloj korrupsioni ekonomik dhe financiar në të gjitha nivelet, të veprojnë, të reagojnë dhe të ndëshkojnë. Por nëse edhe ata janë të korruptuar, të gjithë janë të korruptuar. Nëse njerëzit që shërbejnë në Drejtësi e Polici janë njerëz të ndershëm e me integritet, ata mund t?i vënë kufirin tek thana çdo lloj zyrtari që abuzon me interesat e ligjshme të qytetarëve. Ndaj kam qenë fare i qartë në nisje të këtij procesi. Kemi qenë të gjithë të vendosur?.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve dibranë për qarkullimin tha se me riformatimin që do ti bëhet Policisë Rrugore do të ketë një organizim më të mirë në të gjithë qarkun me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Share This Video


Download

  
Report form