Lleshaj: Kush saboton procesin do jap llogari para ligjit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se çdo person që saboton procesin zgjedhjor në 30 qershor do të japë llogari para ligjit. Nga Korça ku zhvilloi një takim me drejtuesit dhe strukturat e policisë, Lleshaj njoftoi se zgjedhjet e 30 qershorit do të zhvillohen me parametrat e kërkuar dhe se duhet të merren të gjitha masat nga policia.Lleshaj tha se të gjithë ata që do të cënojnë procesin nuk do të shpëtojnë pa u ndëshkuar.?Qeveria e angazhuar per te garantuar te drejten e votes. Zgjedhjet do behen ne 30 qershor. Ministria e Brendshme nje prej instrumentave qe garanton zgjedhjet. Lista e zgjedhesve dhe mjedisi i sigurt, jane detyrat e dikasterit tone. Zgjedhjet behen ne prag te vendimmarrjeve historike. Duhet te garantojme qe Shqiperia eshte nje vend i pjekur per te hapur negociatat. Zgjedhjet duhet te zhvillohen me parametrat e kerkuar. Policia duhet te kujdeset per infrastrukturen e sigurise. Kush cenon te drejtën e votes, te jete nen kujdesin ligjor te polucise, qe asgje te mos mbetet pa ndeshkuar. Kam bindje qe nuk do kete raste. Kush saboton votimin te jape llogari para ligjit.?

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS