KE: Te hapen pa kushte negociatat me Shqipërine

RTV KLAN 2018-05-14

Views 0

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit pa kushte të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke konsideruar se është bërë progres në përmbushjen e pesë prioriteteve kryesore.

Për Komisionin Europian, ajo që ka bërë diferencën për këtë rekomandim është ecuria e Reformës në Drejtësi. Ashtu siç e kishte artikuluar edhe më parë Komisioni Europian, fillimit i procesit të Vettingut konsiderohet i një rëndësie të veçantë. Kjo reflektohet qartazi në raport, i cili ndalet në çdo etapë të këtij procesi duke ju referuar rasteve konkrete të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të profilit të lartë.

?Duke marrë parasysh progresin e bërë, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë për të ruajtur dhe thelluar ritmin e reformave në fushën e sundimit të ligjit, sidomos rreth pesë prioriteteve kyçe dhe rezultateve konkrete gjatë Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm?.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit, Komisioni Europian vlerëson hapat legjislativë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare, por tërheq vëmendjen për më shumë hapa konkretë. Brukseli mbështet krijimin e një zinxhiri organizmash antikorrupsion, ku përfshihet edhe ngritja e një posti të një prokurori të posaçëm përmes amendimeve të kodit të procedurës penale. Në raport evidentohen qartë dy probleme kryesore në këtë drejtim. Shqipëria regjistron një numër mjaft të ulët të ndëshkimit të zyrtarëve të lartë për korrupsion dhe korrupsioni vazhdon të jetë një problem serioz. Megjithatë, në raport thuhet, se numri i të dënuarve mes zyrtarëve të nivelit të ulët dhe të mesëm është rritur.

Për sa i përket trafikut të drogës, Komisioni vëren se gjatë vitit të shkuar janë bërë përpjekje, por kërkohen më shumë rezultate në çmontimin e grupeve kriminale, ndëshkimin e krerëve të këtyre grupeve dhe pastrimin e parave.

?Përgjithësisht ka patur një progres gjatë kësaj periudhe, sidomos në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Shqipëria duhet të përshkallëzojë punën në konfiskimin e pasurive kriminale dhe të vazhdojë me sekuestrimin dhe shkatërrimin e të gjithë hashashit të mbetur stok në vend. Numri i të dënuarve si koka të grupeve kriminale vazhdon të jetë shumë i ulët?.

Brukseli kërkon goditjen e aseteve kriminale dhe pasurive të pajustifikuara. Në raportin e progresit thuhet gjithashtu, se Shqipëria ka shënuar progres në prioritetin lidhur me reformën e administratës publike, si edhe prioritetin lidhur me të drejtat e njeriut.

Share This Video


Download

  
Report form