http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli zyrtarisht ?non grata? deputetin Tom Doshi u shfaq i qetë në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Ligjvënësi mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, dhe pyetjes së mediave mbi qëndrimin e Uashingtonit zyrtar iu përgjigj me një batutë.Deklaratën e Departamentit të Shtetit pa bërë komente, e risolli përmes rrjetit social Facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë. Vendimi për moslejimin e hyrjes së deputetit Doshi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u firmos nga Sekretari i Shtetit, bazuar në informacionet e besueshme për përfshirje në korrupsion.Vendimi u mor në zbatim të nenit 7031, i cili parashikon këtë masë në rastet kur Sekretari i Shtetit ka informacion se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion domethënës ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Përveç Tom Doshit, Departamenti i Shtetit shpalli të padëshirueshëm edhe anëtarët e tjerë të familjes, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ky është rasti i dytë që Shtetet e Bashkuara shpall ?non grata? një zyrtar të lartë, pas atij të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.