http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kundër propozimit të kryeministrit Rama për përjashtimin e Tom Doshit nga grupi parlamentar socialist ishin deputetët Ben Blushi dhe Koço Kokëdhima. Ky i fundit pak ditë më parë morri edhe rolin e ndërmjetësit për të qetësuar raportin e acaruar mes deputetit tashmë të përjashtuar dhe kreut të qeverisë. Por, para mediave i vetmi që shfaqi hapur mosdakordësinë ishte Blushi. Çfarë kishte për t?i thënë, kryeministri Rama i kishte bërë të qarta në mbledhje. Kështu që preferoje të heshtë para pyetjeve të gazetarëve. Edhe ministri i brendshëm Tahiri nuk reagoi ndaj vendimit për përjashtimin e Doshit.Pas largimit të Tom Doshit, grupi parlamentar socialist numëron pas kësaj mbledhjeje një deputet më pak.