Shtyhet pa afat gjyqi i Tom Doshit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dorëheqja e gjyqtareve Evelina Qirjako dhe Arjana Fullani është bërë shkak që seanca ndaj Tom Doshit për dosjen e atentatit të pretenduar ndaj tij, të shtyhet për një afat të pacaktuar. Dhe pse paraprakisht Gjykata e Lartë kishte përzgjedhur një tjetër trupë gjykuese pa praninë e Qirjakos dhe të Fullanit, ata nuk u paraqitën në sallë dhe njoftuan me shkrim shtyrjen e seancës.Për mbrojtësin e Doshit, dosja duhet të kalojë në Gjykatën Special, por në një kohë që edhe ajo nuk është ngritur kompetenca i takon gjykatave të shkallës së parë. Por edhe pse shtyrja u shpall nga gjykata disa minuta më pas sekretaria krijoi trupën gjyqësore e cila do të përbëhet nga pesëshja tjetër Andi Çeliku, Medi Bici, Shkëlqim Selami, Artan Broci dhe Ardian Dvorani. Sipas saj, diçka e tillë u bë për shkak i procedurës dhe gjetjes në kohë të gjyqtarëve, të cilët nuk kanë shumë dosje në shqyrtim.

Share This Video


Download

  
Report form