Itali, shkatërrohet grupi i kokainës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
130 kg kokainë e pastër është sekuestruar nga policia në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte ne provincën e Lacios. Në pranga kanë përfunduar 7 persona, 5 prej të cilëve në Itali dhe 2 në Shqipëri.Në pranga kanë rënë Aleks Boçi 38 vjeç, Florian Predi 31 vjeç të cilët dyshohet se janë koordinuesit e rrjetit trafikut, ndërsa transportuesit dyshohet se janë dy shqiptarë të tjerë, Edmir Hatija 41 vjeç dhe Elidon Shpërdheja 38 vjeç.Banda vepronte kryesisht me transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike në Belgjikë, Itali dhe Shqipëri. Në Belgjikë, sipas njoftimit të policisë italiane, shqiptaret pasi transportonin lëndën narkotike ndihmoheshin nga bashkatdhetarët e tyre atje per dërgimin e saj ne destinacionet përkatëse.Kokaina kryesisht porositej nga italianët ?grosiste? Clauduio Cesarini dhe Daniele Ferri në sasi. Operacioni ndërkohë vijon ende në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, me qëllim arrestimin e personave të tjerë të që dyshohet se janë pjesë e grupit te trafikanteve.Sipas autoriteteve italiane, ndërhyrja e autoriteteve shqiptare ishte efikase, pasi goditja ishte e njëkohshme.

Share This Video


Download

  
Report form