Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një incident i pazakontë ndodhi mëngjesin e të hënës në zyrat e Hipotekës së Pogradecit. Xhami i zyrës së pritjes së qytetarëve u thye pasi u godit nga njëri prej personave që prisnin aty për një dokumet. Autor i këtij akti ishte piktori, Vangjo Vasili, i cili thotë se ka muaj që sorollatet për një dokument në Hipotekën e Pogradecit. Ai bën me dije se ky dokument iu dha vetëm pasi theu xhamin, të cilin është gati ta paguajë për dëmin që i ka shkaktuar zyrës së shtetit.
Incidenti i ndodhur mëngjesin e së hënës në hipotekën e Pogradecit ka sjellë edhe reagimin e qytetarit që u akuzuar për thyerjen e xhamit të këtij institucioni.
Bëhet fjalë për Vangjo Vasilin i cili thotë se aksidentalisht theu xhamin e derës brenda ambjentit te Hipotekës.
Piktori nga qyteti liqenor sqaron se gjithçka ndodhi aksidentalisht pasi nuk ishte qellimi i tij të kryente atë veprim.
Ai pohon se prej muajsh sorollatej në zyrat e institucionit për të tërhequr një dokumentacion. Ai thotë se është i gatshëm të paguajë dëmin e shkaktuar.
Vangjo Vasili: Sa bën xhami, me jep dokumentin të marrësh lekët e xhamit me faturë.
Më tej Vasili ka shtuar se ka trokitur me çelës në xham, ndërsa kur ndodhi incidenti.
Ai ka kërkuar takim me Drejtorin pasi ky i fundit mbante peng lëshimin e dokumentacionit.
Vangjo Vasili: Ndodhi pas një përpjekje gati dy muaj e gjysmë për të marrë një dokumente brenda rregullave. I kërkuar 12 herë nëpër zyra pa asnjë përgjigje sepse dokumenti është në zyrën e drejtorit për firmë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/revolte-ne-hipoteke-piktori-vangjo-vasili-thyen-xhamin-me-celes