#rtvora #oranews
Katër muaj pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj. Ndërkohë vazhdon të jetë në kërkim Albano Kusi.
Policia e Tiranës çdo ditë ka zhvilluar kontrolle në fshatra dhe banesat e të afërmve ku dyshohet se fshihej 31-vjeçari.
Ai u dorëzua në polici nga avokati, si rezultat i trysnisë së madhe policore.
Rreth një mua më parë policia arrestoi xhaxhain e dy vëllezërve, Lulzim Kusi, i cili dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe t?i shpëtojnë Policisë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij në Vaqarr u gjetën një armë kallashnikov dhe municione.
Çelaj u qëllua me plumb në kokë për kondicionerin
Sipas dëshmive të mbledhura pas ngjarjes së 23 gushtit por edhe bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të marra në vendin e ngjarjes, i riu Çelaj është qëlluar me pistoletë në kokë nga shtetasi Griseldo Kusi.
Shkak për vrasjen u bë debati verbal mes djemve të pronarit të vilës dhe 26-vjeçarit për montimin e kondicionerit, i cili kishte rrjedhur ujë pasi ishte vënë në punë.
Autori i dyshuar është larguar së bashku me të vëllanë duke marrë me vete armën e krimit.
Pas vrasjes së Indrit Çelajt policia arrestoi babain e vëllezërve Kusi dhe katër persona të tjerë, përfshirë tre dëshmitarë të ngjarjes dhe një person tjetër, të cilit i ishte kërkuar të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes për të shmangur përballjen e vëllezërve Kusi me drejtësinë.
Kush janë dy vëllezërit?
Dy vëllezërit Kusi janë përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje e plagosje dhe tentativë vrasje.
Ata janë të përfshirë në ngjarje kriminale si vrasje, tentativë vrasje, plagosje. Ne 2010 Albano Kusi u ndalua nga policia për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, për shkak të një borxhi të papaguar dhe pazare për blerjen e dy pistoletave ku ishin përfshirë dhe dy punonjës policie. Ndërsa Griseldo Kusi në 2011 u ndalua nga policia pasi tentoi të vriste shtetasin Maksud Hysi në Mnik të Tiranës. Një vit më pas në 2012 tentoi të vriste një 26 vjeçar. Ky i fundit u qëllua me 4 plumba por fatmirësisht vetëm njëri e kapi në shpatull.
Indrit Çelaj u godit me plumb në kokë dhe vdiq në spital një ditë më pas.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/vrasja-e-indrit-celes-vetedorezohet-ne-polici-i-kerkuar-griseldo-kusi
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp