Edhe pse kryeministri Rama e kërcënoi në " /> Edhe pse kryeministri Rama e kërcënoi në "/>

BOOM: Drejtori i Hipotekës Laç "thyen" urdhërin e Ramës, nuk i zgjidh hallin qytetarit

Ora News Emisione 2018-05-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse kryeministri Rama e kërcënoi në sy drejtorin e Hipotekës në Laç se do ta hiqte nga puna nëse nuk i zgjidhte problemin një qytetari, përsëri ai nuk e zgjidhi hallin e shtetasit Genci Lama.

Ja biseda e Ramës me drejtorin e Hipotekës në datën 8 maj

Drejtori i Hipotekës: Për sa kohë që jam unë drejtues te zyra regjistrimit zotëria nuk ka ardhur tek unë, por me dijeninë që kam, ka mbivendosje.

Rama: Ai ka shtëpinë aty, nesër në mëngjes zotëria do të vijë të të takojë. Pastaj do cosh specialistët dhe mbi bazë te situatës faktike, do ti japësh çertifikatën, se mbi vendosja është për shkaqe hartash.Shko zgjidh situatën faktike dhe jepi certifikatën në dorë dhe pasdite pres lajmin nga ty që e zgjdhe probelmin, po s?erdhi lajmi nga ty te unë, do vijë lajmi nga une te ty dhe nuk do jetë pozitiv.

Drejtori i Hipotekës: Në rregull.

Me shpresën qëproblemi të ishte zgjidhur 3 ditë me pas, stafi Boom udhëtoi ne fshatin Shullaz të Laçit për të takuar zotin Genc Lama. Gazetarja Alekta Çeku arriti të takonte vetëm bashkëshorten e zotit Lama, e cila tha se burri i saj është në Hipoteke sepse ende nuk e ka marrë çertifikatën e pronësisë.

"Na premtuan por nuk u bë gjë. Burri ngeli te dera e Hipotekës ka 3 ditë akoma nuk po na e zgjidhin", tha gruaja.

Gazetarja shkoi te Hipoteka e Laçit ku takoi zotin Genc Lama. Ai tha se zyra e Hipotekes në Laç i ka kthyer përgjigje kryeministrit po hallin e tij ende nuk e ka zgjidhur.

"Une e kam shtëpinë e ndërtuar që në vitin 1974 dhe këto nuk më pajisin me çertifikate pronësie, thonë që shtëpia jote është 200 metra më lart te komshiu. Pse me rrota eshte shtepia ime?", tha Genc Lama.

BOOM kërkoi takim me Drejtorin e Hipotekës por ai nuk ka pranuar të takojë gazetaren dhe të japë sqarime.

Në pergjigjen që ZRPP në Laç i ka kthyer qytetarit thotë se:

?Kjo pjesë kadastrale është zonë kodrinore dhe është e pamundur të bëhet përmiresimi i Hartave pa instrumenta matëse përkatëse te cilat zyra jone nuk i disponon?

"I lutem kryeministrit të më japë çertifikatën", tha Lama.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-drejtori-i-hipotekes-lac-thyen-urdherin-e-rames-nuk-i-zgjidh-hallin-qytetarit

Share This Video


Download

  
Report form