Ora News - Pacolli thirrje qeverisë kosovare e shqiptare: Jini të kujdeshëm me Kukësin

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i jashtëm dhe zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare që të jenë të bashkuar për të siguruar mirëqenien e qytetarëve të Kukësit.

Pacolli, i cili u nderua me titujt ?Qytetar Nderi i Kukësit? dhe ?Nderi i Qarkut Kukës? në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, tha se politikanët e të dy vendeve duhet që premtimet e tyre ti kthejnë në vepra.

"Politikanët që sot veprojnë në të dy anët e kufirit, andej dhe këtej, kanë një obligim shumë të madh që fjalët e tyre të mëdha për Kukësin të mos i lënë vetëm fjalë, por ti kthejnë në vepra.

U ndesha para tre viteve këtu dhe ju luta të gjithëve që ne të jemi të kujdeshëm për Kukësin, të kemi një aeroport i cili është ndërtuar me donacione të njerëzve që janë shumë larg nesh. Aeroporti është këtu, nuk kemi qenë ende në gjendje për ta vendosur në funksion këtë aeroport. Kjo bukuri këtu e pashfrytëzuar, pse të mos shfrytëzohet së bashku me potencialin shqiptar dhe kosovar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pacolli-thirrje-qeverise-kosovare-e-shqiptare-jini-te-kujdeshem-me-kukesin

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS