Report TV - Nesėr zhvillohet mbledhja 2 ditore e qeverisė shqiptare e kosovare

Report TV 2018-05-09

Views 0

Nesër do të zhvillohet mbledhja e katërt e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Mbledhja e nesërme do të mbahet në qytetin e Korçës, e cila do të nisë në orën 16:00 dhe axhenda parashikon nënshkrimin e katër marrëveshjeve.
Marrëveshjet e nënshkruara do të bëhen të ditura për opinionin publik nëpërmjet një konference të përbashkët të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe atij të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndërsa takimi i nesërm i dy qeverive zhvillohet në Korçë, në 28 nëntor qeveritë zhvendosen në Vlorë, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Në mesditë në Vlorë do të zhvillohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e ?Pavarësia?, e pas ceremonisë do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pasditja e 28 nëntorit do i gjejë dy qeveritë në Presidencë për të marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga Ilir Meta me rastin e festës kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form