Report TV - Mbledhja e parë e qeverisë Rama 2

Report TV 2018-05-02

Views 0

Pas betimit në Presidencë, qeveria "Rama 2" do zhvillojë sot në orën 18:00 mbledhjen e parë.

Report Tv ka siguruar axhendën e kësaj mbledhje ku janë parashikuar të miratohen 23 projektvendime të rëndësishme.

Pika e parë e rendit të ditës do jetë shpallja e vitit 2018, viti mbarëkombëtar i Skënderbeut.

Qeveria do vijojë më tej me zgjedhjen e kandidatëve të Komisioneve të Prokurimit Publik. Pika e tretë është miratimi i procedurave të shërbimit publik elektronik.

Pika e 4 dhe e 5 e rendit të ditës janë ngritja e komisionit shtetëror për Skënderbeun dhe dhënia e godinave për organet e Vettingut. Ndërsa një tjetër pikë e rëndësishme është miratimi i një fondi ndihme financiare për dëmet e uraganit "Irma" në SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form