Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike bën thirrje për një marshim protestë më 8 dhjetor kundër qeverisë të cilën sipas kryetarit të PD-së I ka mbaruar koha. Nga Vau I Dejës kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi:
?Nëse mendoni se koha e kësaj qeverie ka mbaruar atëherë ju ftoj me 8 dhjetor në Tiranë në marshimin e protestës. 8 dhjetori është për të gjithë ata që kanë shpresuar për një vend pune por shohin që po u mbyllen. 8 dhjetori është për të gjithë ata që prisnin ulje taksash dh sot përballen me arbitraritetin e taksa të rritura e gjoba. 8 dhjetori është për të gjithë ata që u ka ardhur laku në fyt. Të mblidhen në Tiranë për të marrë në dorë fatet e vendit?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-thirrje-per-marshim-proteste-me-8-dhjetor-koha-e-qeverise-ka-mbaruar/