Tirana debuton në Ligën Ballkanike në regbi

RTV KLAN 2018-05-14

Views 3

Regbi në mes të Radnickit të Nishit të Serbisë dhe Tiranës. Masat e sigurisë ishin të mëdha për rreth stadiumit. Por, gjithçka kaloi pa incidente. Sportistët thonë se u tregua kultura e këtij sporti, i cili ngelet ndër të vetmit ku politika përfshihet rrallë. Tirana humbi 38 ? 0. Sportistët shqiptarë ngelën të kënaqur.

?Me anë të lojës tonë nxorëm më shumë se sa e prisnim. Mikpritja ishte shumë e madhe?, tha Alban Llapa.

Përfaqësuesit e klubit serb thanë se u zhvillua një ndeshje e mirë dhe miqësia do të vazhdoj edhe në garat e tjera të Ligës Ballkanike.

?Ndeshja u konsiderua e rrezikut të lartë, por masat janë parandaluese dhe jemi të lumtur që përkundër pjesëmarrjes së njerëzve nuk ndodhi asnjë incident?, tha Llazar Zhivkovic, Trajner i Klubit Radnicki nga Nishi.

Si në çdo ndeshje të këtij niveli biletat u shitën me karta të identitetit, por kësaj radhe nuk pati as parulla kundër e as incidente.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form