Këta djem janë pjesë e Klubit të Regbisë Tirana, të cilët stërviten zakonisht në këtë fushë pranë Qytetit Studenti në kryeqytet. Pasioni bëri që të zhvillojnë këtë sport të rrallë në Shqipëri.
Në grupin e lojtarëve ka edhe të huaj si turku Ogulcan Satiroglu. Ai jeton në Tiranë dhe skuadrën e regbisë e pa si një mundësi që nuk duhej humbur.
?Është një grup shumë i mirë dhe ishte një zgjedhje e lehtë të bëhesha pjesë e tij. Besoj se do të jemi gati kur të luhet ndeshja e parë. Për të ardhmen mendoj se na duhen të tjerë lojtarë dhe mbështetje, por duhen edhe ekipe moshash?.
Lëndimet nuk kanë munguar, por për nuk është problem.
?Kam pasur edhe dëmtime, por jam sërish këtu. Prindërit i kam mjekë kështu që ku ka më mirë?.
Në fillim të muajit të ardhshëm do të luajnë takimin e parë zyrtar në një turne si Superliga Ballkanike. Shorti i vendosi përballë skuadrës greke Attica Rhinos dhe ajo serbe Radnicki Nis.
?Pavarësisht se ekipi Rhinos ka më shumë përvojë dhe renditen në vendin e dytë në Greqi, besoj se do të arrijmë diçka dhe kemi dhe shanse për t?i mundur. Ekipi serb ka më shumë eksperiencë, por ne do të japim maksimumin si gjithmonë?.
Përvoja e krijuar gjatë këtyre viteve, po i shtyn këta djem të hedhin edhe hapin drejt organizimit të skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë.
?Ne shpresojmë që pas 1 viti ose 2 të zhvillojmë ndeshjen e parë si Kombëtare dhe më pas hapet rruga për kualifikueset në Europian dhe Botëror?.
Regbija në Shqipëri nuk është më një sport që të ndiqet vetëm në televizor apo internet, por një disiplinë që hedh hapat në fushë.
Tv Klan