Nga sot (11 maj), shtohen zonat e gjelbra dhe në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbra me automjet privat duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje. Ndërkohë që mbeten në fuqi rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Po kështu, sot lejohet të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë, me të cilat bizneset janë njohur përgjatë kësaj kohe, aktivitetet si më poshtë, klinikat dentare, parukeri, berber, dhe dyqanet në qendrat tregtare. Por për këto biznese mbetet thelbësore zbatimi protokolleve të sigurisë ruajta e distancimit fizik dhe kushteve të higjienës. Por si u zgjua Tirana sot? A ka më shumë lëvizje? A duket si një mëngjes normal ky i sotmi apo jo?. Gazetarja e Wake Up Malvina Gorreja raportoi sot se "150 furgonë të policisë të pajisur me sinjalistikën e nevojshme do t'u shpërndahen drejtorive rajonale në rrethe. Këto furgonë specialë do t'i vijnë në ndihmë forcave të policisë sidomos në ato të etiketuara si zona të kuqe. Nga informacioni i marrë nga Policia e Shtetit në këto zona, do të ketë postblloqe të shtuara të forcave të policisë të cilat do të ushtrojnë kontrolle të rrepta përsa i përket respektimit të masave"
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel