Ora News - Hapet pavioni i ri i Skëndërbeut në Muzeun e Forcave të Armatosura

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në nder të Gjergj Kastriotit Skëndërbeu është çelur një pavion i ri në Muzeun e Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen sende që kanë lidhje me heroin kombëtar. Ministrja e Mbrotjtjes, Olta Xhaçka shprehu angazhimin e ministrisë që drejton për të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër në vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut.

Në Muzeun e Forcave të Armatosura është çelur një pavion i ri që i dedikohet heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Në këtë pavion janë të ekspozuara sende që kanë lidhje me heroin kombëtar, armë të përdorura në atë kohë, harta dhe stema të principatave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera.

E pranishme në aktivitet Olta Xhaçka shprehu angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes në veprimtaritë që do të zhvillohen në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skëndërbeut, që përkon me 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar.

Olta Xhaçka: "Ky pavijon është vetëm një simbolikë e angazhimit tonë për Vitin e Skënderbeut, ndërkohë që, muaj më parë FA kontribuoi në rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve dhe monumenteve të kulturës në të 12 qarqet e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hapet-pavioni-i-ri-i-skenderbeut-ne-muzeun-e-forcave-te-armatosura

Share This Video


Download

  
Report form