http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një bllok pallatesh pallatesh me sipërfaqe ndërtimi 6 712 m2 u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Lezhës.
Leja për ndërtimin e tyre dyshohet se është dhënë në kundërshtim me ligjin. Urdhri i organit te akuzës u zbatua mëngjesin e kësaj të shtune nga uniformat blu.
Sekuestro preventive e ndërtimeve u bë në zonën e Kunës në Shëngjin në pronësi të Agustin Uldedajt.
Gjithashtu sekuestro u vendos edhe për një truall me sipërfaqe 1146 m2, në lagjen ?Besëlidhja? në Lezhë, në pronësi të një tjetër personi.
Sipas prokurorisë arsyeja e vendosjes së kësaj mase u bë pasi dokumentat e tokës ishin në kundërshtim me ligjin.
Pak kohë më parë në Lezhë prokuroria sekuestroi dhe pasuri me një vlerë totale 1.4 milionë euro. Pallatet dhe bizneset ishin në pronësi të Valentin Selajt i cili u arrestua në Itali në nëntor të vitit të shkuar si i përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine. Lezha ka qene ne qendër te hetimeve te prokurorisë edhe lidhur me tjetërsimin e pronave ne pjesën e bregdetit.