Zbardhet dëshmia e Stresit në Polici: Në lokal konsumova kokainë por s'ishte e imja

Report TV 2018-05-14

Views 0

Pasi i është komunikuar arresti, Arkimend Lushaj ka mohuar se ai posedonte kokainë në momentin kur u ndalua nga Policia. ?Stresi? në dëshminë që ka thënë në Polici është shprehur se ka konsumuar lëndë narkotike, por kokainën nuk e kishte ai.

?Unë konsumoj lëndë narkotike, por me kokainën s?kam lidhje. Në lokal nuk isha vetë unë. Jam përdorues I lëndëve narkotike, por nuk e zotëroja unë. E kishin blerë disa miq vetëm par ta pirë, por nuk merremi unë dhe shoku im me shitje. Kërkoj të më lironi? - është shprehur Arkimed Lushaj para oficerëve të Policisë Tiranë.

Edhe miku i Stresit që gjithashtu është arrestuar, Kujtim Pershpalaj, ka mohuar akuzat në Polici. Arkimend Lushaj bashkë me disa miq të tij janë arrestuar pasi në një lokal bastes në rrugën ?Ali pashë Gucia? janë kapur duke konsumuar kokainë.

Kanë qenë forcat ?Shqiponja? të cilat kanë arrestuar Stresin dhe shokun e tij në kushtet e flagrancës. Policia ka sekuestruar edhe një qese ku brenda kishte kokainë, një pjatë porcelain dhe dy karta karbunranti, në tavolinën ku ishte Stresi dhe miqtë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form