Report TV - Zbardhet dëshmia e Fran Frrokajt: Firmosa, por nuk jam i përfshirë, arrestimi pa prova

Report TV 2018-05-12

Views 0

osa, por nuk jam i përfshirë

Frrokaj i pakënaqur me ?arrest shtëpie?, avokati: Do apelojmë

Shqiptarja.com20 Mars 2018 10:40







REPORT TV siguron ekskluzivisht dëshminë e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i cili u lirua dje nga burgu dhe po hetohet në ?arrest shtëpie? për akuzën e tjetërsimit të pronave përmes falsifikimit në Shëngjin. Frrokaj ka pranuar se ka firmosur dokumentet e përgatitura nga vartësi, por ka mohuar që të ketë lidhje me skandalin e tjetërsimit të pronave. Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzat dhe se nuk ka asnjë provë që e implikon.

?Një kryetar Bashkie arrestohet në flagrancë kur kryen një krim apo vepër tjetër penale, arrestohet kur ka shkaktuar një dëm ekonomik, apo kur ekziston mundësia për tu larguar jashtë shtetit. Në asnjë prej këtyre rasteve unë nuk jam pjesë dhe arrestimi im është bërë pa asnjë provë.

Unë kam qenë i gatshëm për prokurorinë dhe për këtë çështje jam pyetur aq herë sa ka kërkuar Prokurori. Nuk kam asnjë lidhje me akuzën. Kam sigluar një shkresë që ka përgatitur vartësi im mbi bazën e dokumenteve që ka dorëzuar qytetari. Por nuk jam unë pjesë e kësaj skeme dhe nuk kam patur dijeni për këtë tjetërsim pronash. Akuzat ndaj meje janë pa fakte dhe nuk ekziston asnjë provë? ka deklaruar Frrokaj.

Share This Video


Download

  
Report form