EKSKLUZIVE/ Analizë ADN-je urgjente për Rrajën! Zbardhet dëshmia: Nuk di si u gjetën gjurmët e mia

Report TV 2019-11-06

Views 0

TIRANE- Redjan Rraja, i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe të fortit të Sukthit Landi Muharremi nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria për përfshirje në këtë ngjarje. Në deklarimet paraprake që i janë marë Rrajës ai ka treguar se ditën e ngjarjes, pra në 1 nëntor 2019 ka qënë në Tiranë dhe në zonën e Niklës, aty ku ka dhe banesën. Në mënyrë kategorike ai e ka përjashtuar veten e tij nga kjo ngjarje, duke thënë se nuk kishte hipur në asnjë moment dhe asnjëherë në automjetin që ishte sekuestruar nga prokuroria, fill pas atentatit ndaj Arjan Ndojës, Landi Muharremin dhe shoferit të Ndojës Andi Maloku.

Ndër të tjera Rraja ka shtuar se nuk ka asnjë njohje me tre personat e mbetur të plagosur dhe nuk kishte pasur ndonjëherë mundësinë t'i takonte këta persona. Gjithashtu Rraja, ka mohuar njohjen me pronarin e vërtetë të makinës, e cila ishte vjedhur në Tiranë. Njëkohësisht Rraja ka mohuar se syzet e sekuestruara në makinë ishin përdorur prej tij. Megjithëse ka mohuar gjithçka, vetë Rraja nuk ka qënë në gjëndje të japë një shpjegim pyetjes së prokurorëve se në çfarë rrethanash janë gjetur gjurmët e gishtave të tij brenda në makinë. Ai është shprehur shkurtimisht se:??nuk e dinte se si???.

Share This Video


Download

  
Report form