Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Tropojës për tarifën e Rrugës së Kombit tha se po punohet për gjetjen e një formulë që do të lehtësoje transportin publik dhe përdoruesit e shpeshtë të rrugës. Shkreli nënvizoi se tarrifa ndaj konçensionarit do të paguhet pasi kjo është vetmja mënyrë për mirëmbajtjen e rrugës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vijon takimet konsultative me qytetarët për tarifën e Rrugës së Kombit.
Zv/ministri Artan Shkreli ishte në Tropojë ku theksoi se për përdoruesit e shpeshtë të rrugës, si edhe për studentët apo të moshurarit do të këtë një trajtim të veçantë.
Artan Shkreli: "Besoj se do të arrijmë në një formulë të tillë që nga njëra anë tarifa të paguhet por nga ana tjetër, njerëzit pra shtresat apo grupet e ndryshme të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë. Problemi është që ne, dhe këtë nuk e them për Rrugën e Kombit, duhet të mësohemi se ajo që ndodh në botë ndodh edhe tek ne."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tarifa-ne-rrugen-e-kombit-shkreli-do-kete-lehtesi-perdoruesit-e-shpeshte