Ora News - Tarifa pas verës, Qeveria konsultohet me bizneset kosovare për Rrugën e Kombit

Ora News Lajme 2018-06-06

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë kërkuan që tarifa për Rrugën e Kombit të rivendoset pas përfundimit të sezonit turistik.

Të mërkurën ata zhvilluan një takim me Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj ku u hodh ideja se edhe qeveria e Kosovës mund të kontribuojë për mirëmbajtjen e rrugës në mënyrë që të lehtësohet barra financiare.

Ndërkohë Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, theksoi se një tarifë e ulët do të rëndonte xhepin e atyre qytetarëve që nuk e frekuentojnë këtë rrugë.

Ai siguroi se bizneset e të dyja vendeve do të paguajnë të njëjtën tarifë.
Gjiknuri: Ne synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negocuar. Ne nuk do të bëjmë diskriminim tek bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitetet lokale për shkak të mungesës së rrugës alternative. Nuk do të krijohet një konkurrencë e pandershme për shkak të kostove të shtuara të transportit dhe me biznesin do të jetë praktika e njëjtë, si për shqiptarët e Shqipërisë ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës. Pra, ketë gjë ne e kemi parimore pasi me të drejtë atëherë do të krijoheshin disbalanca të tilla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tarifa-pas-veres-qeveria-konsultohet-me-bizneset-kosovare-rrugen-e-kombit

Share This Video


Download

  
Report form