Ora News - Shkreli: Tarifa do të vendoset, e rëndësishme është përfundimi i Rrugës së Kombit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli në kuadër të bisedimeve me banorët e Hasit dhe Kukësit, tha tarfia në Rugën Kombi do të vendoset.

Shkreli nëvizoi se tarifa është e rëndësishme për të shpëtuar rrugën nga degradimi.

Por më thelbësore sipas tij është se rruga duhet të mbarojë së ndërtuari.

Artan Shkreli: ?Për të mbaruar kjo rrugë, sipas projekteve fillestare të fizibilitetit, duhen 240 deri 260 milion euro pasi asnjë njeri nuk e ka bërë azhornimin se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve të fundit kur rruga natyrisht mund të ketë degraduar në element të rëndësishëm të saj.

Kjo rrugë duhet mbaruar. Idea këtu nuk shtrohet më që ta bëjmë rrugën me Toll apo pa Toll. Rruga pa Toll do të thotë një rrugë që nuk mirëmbahet dhe gjithë ato miliarda që janë harxhuar do shkojnë drejt degradimit.?

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Adem Lala tha se tarifa duhet të vendosret duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të banorëve.

Adem Lala: ?Banorët që jetojnë në Has nuk janë kundër tarifës por tarifa duhet të jetë e veçantë për ne që e përdorim më shpesh këtë rrugë duke marrë parasysh gjendjen sociale dhe ekonomike që ka zona. Duhet që tarifa të jetë stimuluese për banorët e zonës sonë.?

Ndërsa presidenti i Kukësit, Safet Gjici u shpreh se aeroporti që do ndërtohet do ti sjellë zhvillimin më të madh këtij qyteti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkeli-tarifa-do-te-vendoset-e-rendesishme-eshte-perfundimi-i-rruges-se-kombit

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS