Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qytetarët shqiptarë kanë depozituar më shumë para në banka gjatë vitit 2017. Sipas Agjensisë së Sigurimit të Depozitave, totali i parave në banka ka shkuar në 1115 miliardë lekë.
Genci Mamani: Gjatë vitit 2017, sistemi bankar shqiptar vazhdoi të mbetet i shëndetshëm dhe me një ecuri pozitive, duke ofruar siguri dhe gëzuar besimin e klientëve si shqiptarë ashtu edhe të huaj. Depozitat e sistemit bankar në fund të vitit 2017 janë rritur me 0.08%.
Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave u pyet për de-euroizimin që mesa duket nuk e ka prekur këtë institucion.
Genci Mamani: Ne i shikojmë si efekt pozitiv ndikimet që do të ketë de-euroizimi sepse do minimizohet impakti që do të vijë nga efektet e kursit të këmbimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rritet-besimi-tek-bankat-me-shume-para-te-depozituara-gjate-2017