Ora News – Rama tek Bujqësori në Kamëz: Nuk mund të ketë më shumë kafe se klasa

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama zgjodhi Universitetin Bujqësor të Tiranës për të uruar studentët dhe akademikët për nisjen e vitit akademik, por edhe për të shpalosur projektin e qeverisë për nisjen e procesit të transforimit, siç tha ai, të universiteteve.
Universiteti Bujqësor i Tiranës u vlerësua, disa muaj më parë nga Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore në Spanjë si më i mirë në Shqipëri, ndaj dhe Rama tha se nga ky territori do të ndërtohet modeli më i shkëlqyer i institucioneve të arsimit të lartë.
Rama: Të bëhen këtu, më parë, gjërat, që pastaj duhet të merren dhe duhet të bëhen në jetën përtej mureve të universitetit.
Kryeministri Rama paralajmëroi shpronësimin e disa aktiviteteve përreth që siç tha ai nuk kanë lidhje nme aktivitetin universitar.
Rama: Këtu nuk mund të ketë më shumë makina se njerëz, edhe pse njerëz ka sa të duash. Këtu nuk mund të jenë makinat që vendosin se kush kalon i pari rrugën. Këtu nuk mund të ketë më shumë kafene se aula dhe klasa.
Mbi 22 mijë studentë u ulën për herë të parë në auditore. Ministrja Nikolla tha se procesi i hyrjes në universitete këtë vit ka qënë i qetë dhe transparentë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-tek-bujqesori-ne-kamez-nuk-mund-te-kete-me-shume-kafe-se-klasa/

Share This Video


Download

  
Report form