Uron vitin e ri akademik - Rama tek Bujqësori në Kamëz: Nuk mund të ketë më shumë kafe se klasa

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Universitetin Bujqësor të Tiranës për tu uruar vitin e ti akademik të gjithë studentëvë në mbarë vendin.
Rama tha se përzgjedhja e këtij Universiteti ishte jo pa qëllim, pasi siç tha ai, do ti hapin rrugë një procesi tranformimi jo vetëm fizik por edhe transformim themelor në mënyrën e të jetuarit të këtij Universiteti në raport me jetën përtej mureve.
Rama: Dëshirojmë që në këtë Universitet ne të vazhdojmë ti hapim udhë një procesi transformimi jo vetëm fizik i gjithë infrastrukturës së universitetit por një transformim themelor në mënyrën e të jetuarit të këtij Universiteti në raport me jetën përtej mureve. Duke dëshiruar të shembim murin që ndan Universitetin nga jeta reale, fusha të cilën të gjithë ju keni ardhur të merrni mësime. Në mënyrë që të përfitojmë reciprokisht në një proces bashkëpunimi dhe ndërveprimi mes qeverisë dhe Universitetit. Para se të hynim në sallë bashkë me Rektorin dhe disa pedagogë vizituam kantierin e hapur në territorin e Universitetit dhe dëshiroj t?ju them se pavarësisht se këta janë të kënaqur unë jam shumë i pakënaqur sepse besoj që ka ende jashtëzakonisht shumë për të bërë në këtë aspekt.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-tek-bujqesori-ne-kamez-nuk-mund-te-kete-me-shume-kafe-se-klasa/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS