Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit Asim Zeneli në Gjirokastër pritet ndikojë në procesin mësimor gjatë semestrit të parë. Punimet për ndërhyrjen e plotë në shkollën e njohur në Gjirokastër pritet të nisin së shpejti dhe parashikohet të zgjasin katër muaj. Ndërkohë bashkia Gjirokastër po ndërhyn në 14 shkolla të tjera para nisjes së procesit mësimor.
Së shpejti në Gjirokastër pritet të puna për rikonstruksionin e plotë të shkollës së Mesme ?Asim Zeneli?!!
Por ndërhyrja që parashikohet të zgjasë katër muaj, përkon me nisjen e vitit të ri shkollor dhe kjo pritet të reflektohet me vështirësi në procesin e mësimor të paktën për semestrin e parë.
Armand Mamani, Agjensia e Mirëqenies, Bashkia Gjirokastër: Afati i punimeve është 4 mujor, pra simestri i parë do të ketë vështirësi, por simestrin e dytë me shpresë që të jenë ambientet e reja.
Ndërkohë në të gjithë territorin e bashkisë po punohet në 14 shkolla të sistemit parauniversitar. Drejtori Agjensise se Mireqenies dhe Kujdesit Social Armand Mamani thotë se ndërhyrjet këtë vit janë më të pakta, pasi në një pjesë të shkollave u ndërhy vitin e kaluar.
Armand Mamani, Agjensia e Mirëqenies, Bashkia Gjirokastër: Ky plan ka kufizuar investimet e këtij vitit, por mendohet që me fondet e reja të ndërhyjmë në disa pika.
Lëvizjet demografike të viteve të fundit kanë mbipopulluar shkollat dhe kopështin e lagjeve të poshtme të qytetit. Ndaj aty parashikohet ndërtimi i një shkolle të re, Por ideja e Bashkisë gjirokastër është ende në fazën fillestare
Bashkia Gjirokastër ka ndërhyrë cdo vit në shkollat dhe kopështe, por një pjesë e institucioneve arsimore kanë nevojë për ndërhyrje të plota për të cilat njësia vendore thotë se është në pamundësi ekonomike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjirokaster-nderhyrje-tek-shkolla-asim-zeneli-gjate-semestrit-te-pare