Ora News - Procedimi penal, Voltana Ademi nuk tërhiqet nga protestat

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi thotë se procedimi penal për pjesëmarrjen në protestën e 5 prillit ku u bllokuan 4 akse kombëtare nuk e tremb t'i bashkohet çdo proteste sipas saj legjitime në mbështetje të qytetarëve. Në reagimin e parë, kryebashkiakja Demokrate, e cilësoi procedimin si një tentativë sipas saj të dështuar për ti mbyllur gojën opozitës

Shkoder- Kryebashkiakja e djathtë e Shkodrës, Voltana Ademi e ka pritur me qetësi procedimin penal për pjesëmarjen në bllokimin e rrugës së Milotit më 5 prill, në kuadër të protestës kombëtare të opozitës.

Në reagimin e parë, e zgjedhura vendore thotë se nuk do ta ndalë që ti bashkohet protestave edhe në të ardhmen, pasi siç thotë arsyet për të reaguar janë të shumta.

Për Ademin, procedimet ishin një tentativë të dështuar për ti mbyllur gojën opozitës, pasi sic thotë koha e diktaturës ka kaluar

Voltana Ademi: "Të gjithë qytetarët më përpara kanë lajmëruar një protestë të tillë. Pra legjitimiteti në këtë moment është një e drejtë e qytetarëve për të protestuar. Unë besoj jam një qytetare si gjithë qytetarët e tjerë.

Unë jam atje, e para si Voltana Ademi por edhe si përfaqësuese e gjithë qytetarëve të Shkodrës. Kam qenë edhe deputete e qarkut të Shkodrës dhe kur mendoj se është e drejtë për të protestuar për diçka që është e padrejtë dhe në kurriz të popullit është miminumi i asaj se çfarë mund të bëj për të dalë atje dhe për të protestuar e thënë të vërtetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/procedimi-penal-voltana-ademi-nuk-terhiqet-nga-protestat

Share This Video


Download

  
Report form