Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas tërheqjes nga protesta e 7 majit në Kavajë, si shkak i shtyrjes së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka thirrur qytetarët në një protestë masive në Tiranë, të shtunën e ardhshme datë 13 maj. Vendimi u mor në mbledhjn e thirrur nga Kryetari i Partisë Demroaktike Lulzim Basha me drejtuesit e degëve dhe me grupin organizator.
Pak minuta më herët nga çadra e protestës para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i beri thirrje qytetarëve të protestojnë për t?i dhënë fund asaj që ai e cilëson Republikë të vjetër.
Basha: Kjo ditë do të vijë edhe më shpejt, edhe më bukur edhe më parë sa më shumë të jemi, sa më të bashkuar të jemi, sa më të bashkuar të jemi, sa më të vendosur të jemi në përballjen e republikës së vjetër në gramat e fundit.
Terëhqjen e kandidatit dhe shtyrjen e zgjedhjeve per kavajen, Basha e cilësoi fitore te qyetarëve ndërsa kishte dhe kritika për ndërkombetaret.
Basha: Gjithçka pra, ishte përgatitur për zgjedhje fasadë, votime fasadë. Paratë ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar, bandat brenda pushtetit kishin bërë gjithçka gati për një masakër të vërtetë elektorale në Kavajë. I di edhe Edi Rama dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja këtu në Tiranë. Askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë. As Edi Rama nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga ky plan ogurzi produkt i drejtpërdrejtë i projektit të tij të inkriminimit të shtetit. Ambasadat u kufizuan me deklarata dhe nganjëherë pa deklarata fare. Socialistët e ndershëm të Kavajës ulën kokën para krimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-nuk-terhiqet-nga-qeveria-teknike-javen-e-ardhshme-organizon-manifestim/